Home Këshilla Ulliri përmendet 6 herë në Kur’an

Ulliri përmendet 6 herë në Kur’an

10 views
0
SHARE

Ulliri. Ulliri përmendet gjashtë herë në Kur’an: “Pasha fikun dhe ullirin, pasha malin e Sinait dhe për këtë qytet të sigurt (Mekën).” (Tîn, 1-3) Ajete të tjera ku përmendet ulliri janë: En-Nahl, 11; El-En’âm, 99, 141; En-Nûr, 35; Abese 29.

VAJI I ULLIRIT DHE ULLIRI (Zejt ve Zejtun)
Nëse e përdorim vajin e ullirit si melhem, atëherë ajo i forcon flokët dhe e vonon plakjen. Pirja e vajit është e mire në rast të helmimit. Vaji po ashtu i zbutë dhembjet në bark dhe zorrë dhe i shkatërron skrajat. Të gjitha melhemet pos vajit të ullirit e dobësojnë barkun. Lloji më i mire i njohur i ullirit është lloji `infak`.
Ibn Omeri e transmeton hadithin e njohur: “Përdorni vajin e ullirit dhe lyjuni me të, sepse ai fitohet prej `një druri të bekuar` (En Nur:36). Bejhakiu po ashtu e transmeton këtë hadith.
Në një ajet thuhet: “Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit” (El-Mu`minun: 20) Vaji i ullirit është erëza më e mirë.
Nga Alkame ibn Amiri nga vjen hadithi në vijim: “Çdo lloj i ullirit është për ju, pra lyjuni me vajin e ullirit, sepse ai vërtet i ndihmon atij që ka probleme me hemoroide.” Ibn el-Xhevziu e transmeton këtë hadith
Thuhet se shejtani nuk i afrohet njeriut që lyhet me vaj ulliri.
Vërtet Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, na ka porositur që të përdorim shafranin dhe ullirin në rast të pleuritisit. Po ashtu ka thënë se ulliri është ilaç i të varfëve.
Ullinjtë e verdhë janë shumë ushqyes. Ato e forcojnë barkun dhe stimulojnë pasionin seksual.
Ullinjtë e zi janë të dëmshmëm për barkun dhe shkaktojnë disponim të keq.
Ullinjtë e njelmë janë të mire për trajtim të djegieve.
Përtypja e gjetheve të ullirit ndihmon në shërimin e pezmatimit të mukozës në gojë, herpesit, mëshikzës ose kromës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here