Home Këshilla Simptomat e xhinit të dashuruar

Simptomat e xhinit të dashuruar

93 views
0
SHARE

Simptomat e xhinit të dashuruar (المس العاشق, الفاحش, الزاني)

Duhet ta përmendim se: Me xhinin e dashuruar mos të mendojmë se vërtetë ai na do dhe nuk na bënë dëm! Përkundrazi, ai di të bënë shumë dëm (me lejen e Allahut) , siç do ta shohim më posht, duke i përmendur disa nga shenjat që ka të bëjë me këtë lloj të xhinit.

Simptomat, prej të cilave na bëhet e qartë se personi është i prekur nga ky lloj i xhinit, bëhet duke e pyetur vet personin apo duke i lexuar Kuran.

Simptomat:

1. Ëndrra të shumta: Ëndërrim i femrave/meshkujve lakuriq, marrëdhënie seksuale me të afërmit etj.

2. Epsh i tepërt pa ndonjë shtytës. Epsh ndaj ndonjë të afërmi, ndonëse këtë epsh/ndjenjë nuk e ka as me burrin/gruan!

3. Bërja e disa gjërave në fshehtësi

4. Urrejtja dhe mos dëshira për martesë. Ndodhë që femra / mashkulli ta urrejë gjinin e kundërt.

5. Ndjesia e disa lëvizjeve, kruarje, ndjesi sikur je duke bërë mardhënie seksuale, dhe gjithë këto i ndjen në avret (organet gjenitale)

6. Ndjesia sikur ndokush çdoherë të shoqëron: Flen afër teje, ndjenë sikur afër teje në shtrat ka një trup që nuk e sheh. Mund të ndjesh sikur ndokush merr frym, apo diçka sikur ajër.

7. Disa meshkuj gjejnë flok të femrave nëpër trup, në mbathjet e tyre të brendshme, vërenë se organi i tij është i lidhur me ndonjë qime apo flokë

8. Disa femra shohin, qoftë në ëndërr apo duke qenë zgjuar, sikur ndokush i paraqitet në forma të ndryshme, lakuriq etj.

9. Largimi i burrit nga gruaja e tij; Mos fjetja me ta! E mërzit fort momenti kur i afrohet gruas së tij! Dëshira me ndejt i vetëm. Mund të kalojnë muaj të tërë pa bërë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

10. Largimi i gruas nga burri; Nervozizëm i tepërt me ta, zënka, nxemje e trupit, mos dëshira që ta prek burri i saj, madje as fëmijët! Dëshira me ndejt e vetme. Flenë gjumë pothuajse lakuriq dhe me orë të tëra!

11. Ejakulim i shpejt! Dhembje dy gishta (përafërsisht) posht kërthizës, sikurse të shpon/gjëmbon diçka!

12. Mos fjetja natën, ndeja gjatë në banjo, dekoncentrim total

13. Nuhatja e disa aromave në dhomë, pa e ditur burimin e tyre!

14. Ndjesia e gruas gjatë marrëdhieve seksuale se nuk është duke e bërë me burrin e saj, ose pas aktit të mendon se e ka bërë me ndokend që nuk e ka parë fare!

15. Dëshira e madhe për tu/ta lidhur/bërë me të njëjtën gjini, madje edhe bërja e saj!

16. Të qajturit e femrave kur ndokush vjen dhe kërkon dorën e saj, apo pasi që ka pranuar vjen rrefuzimi pa ndonjë arsye të logjikshme, apo ata që kërkuan dorën e vajzës, edhe pse nuk i mungon asgjë vajzës dhe të gjithë punët ishin në rregull, nuk kthehen më për ta kërkuar!

17. Mos realizimi apo mos pasja sukses e mashkullit në martesë, edhe pse të gjitha ato tipare që kërkon tek një femër, vetëm se i posedon ajo! Mundet që të bëhet kurora e të prishet menjëher! Mundet që të martohet e pas kësaj ndodh ndarja!

18. Nuk mundet t’i shikojë gratë si pasojë e turpit që ndjenë prej tyre, apo vëren se në momentin që fillon të flet me ta, fillonë të ndjersitet shumë, madje edhe të dridhet. Disa, mendojnë se kjo ndodhë si pasojë e turpit! Po, mund të jet edhe ajo! Dallimi mes atij turpi dhe turpit që shkakton xhini është se, po ke xhini në trup fillojnë të ndjehen lëvizje në trup, dhembje në organin gjenital, në shpinë, ndjesi shpimi e mpirje nëpër trup.

19. Dhembje në organin gjenital, në testise, në mitër e vezore!

Shejh Halid El-Hibshij

Përkthim nga gjuha arabe: Rukje me Kur’an dhe sunet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here