Home Këshilla Si ta dini nëse uji i ZemZemit është i vërtetë?

Si ta dini nëse uji i ZemZemit është i vërtetë?

23 views
0
SHARE

Uji ZemZem është një ujë i veçantë për muslimanët, burimi i të cilit gjendet në Meke, ndër xhaminë el-Haram. Ky ujë gjendet falas në Qabe dhe në xhaminë e Profetit në Medine, por ka edhe pika të tjera ku ky ujë shitet.
Pejgamberi Muhamed ﷺ ka folur për veçoritë e këtij uji dhe besimtarët musliman e blejnë këtë ujë në masë të madhe. Por kohëve të fundit janë duke qarkulluar disa pamje dhe fjalë që këtë ujë kanë filluar ta falsifikojnë për përfitime ekonomike disa njerëz, përcjell KohaIslame.

Në këtë shkrim do të trajtojmë disa metoda si ta zbulojmë nëse ky ujë është i vërtetë ZemZem apo jo.

Ky është një ujë i veçantë dhe shumë musliman marrin me vete pasi kanë mbaruar Haxhin apo Umren. Qeveria Saudite i ka dhënë leje një kompanie për të tregtuar me ujin ZemZem pasi ua paketon atë dhe e shet me një çmim shumë të ulët 10 deri 15 rial saudit për shishe mbi 5 litra.

1. Mrekullitë që ka uji ZemZem
Uji ZemZem ka shumë karakteristika të cilat janë ndryshe nga uji normal. Uji ZemZem është një mrekulli e Allahut, që këto karakteristika njeriu assesi nuk mund të ia shton ujit.

2. Uji ZemZem nga Qabeja
Nëse shkoni në Qabe, do të shihni bidonë të mëdhenj të ujit ZemZem që janë të vendosur në shumë vende. Mund të pish sa të duash nga ata bidonë por e ke të pamundur të marrësh me vete me gjithë bidonë.
Duhet ta dini se uji ZemZem që është Meke dhe Medine është 100% i vërtetë, pasi kjo është detyrë e qeverisë për të mbushur këta bidonë. Nëse e keni mbushur ndonjë shishe të vogël nga bidonët e ZemZemit atëherë ju keni marrë ujë të vërtetë.

3. Ujë ZemZem shitet edhe në Aeroportin e Xhiddes
Tanimë ky ujë shitet në të gjithë terminalet e aeroportit të Xhides me një çmim minimal. Edhe këtu uji është i vërtetë, pasi shitja mbikëqyret nga qeveria e Arabisë Saudite. Kjo është një mundësi e mirë për të blerë ujë ZemZem pa u lodhur shumë për ta bartur atë.

4. Uji ZemZem që shitet nga agjentët e Hajit dhe Umres
Agjencitë e Haxhit dhe Umres ju shesin njerëzve ujë ZemZem. Shumica e këtyre agjentëve dhe agjencive përkujdesen që ujin ZemZem ta marrin nga burime të besueshme. Në këtë formë ju nuk duhet të keni frikë për vërtetësinë e ujit, përcjell KohaIslame.

5. Qendra e distribuimit të ZemZemit
Kur të keni kohë, ju mund ta vizitoni fabrikën e licencuar për të nxjerr ujin ZemZem. Nëse merrni nga aty ajo është 100% ujë i vërtetë ZemZem.

6. Blerja jashtë Arabisë Saudite
Nëse dikush po shet ujë ZemZem jashtë Arabisë Suadite duhet parë me dyshim. Nuk e lejuar që uji ZemZem të eksportohet jashtë Arabisë Saudite për qëllim komercial dhe i vetmi burim i ujit ZemZem është burimi i ZemZemit në Qabe, në Harem të Mekës./KohaIslame.com/

SHARE
Previous articleMjekoni me rukje të sëmuarit me KANCER
Next articleVdes pak orë para se ta pranonte Islamin
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here