Home Këshilla Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe?

Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe?

19 views
0
SHARE

Aid el Karni

Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe?
Njerëzit pa intelekt dhe mendjelehtë e shajnë Krijuesin, Zotin, i Cili i furnizon që të gjithë, e ata e fyejnë Allahun Një. E çka mund të presim tjetër, kur të gjithë ndodhemi në një botë plot devijime dhe gabime?
Në jetë do të hasësh në luftë të pa kompromis, në përplot kritika të hidhura dhe mëkatare. Do të përballesh me vrazhdësi, zemërligësi të qëllimshme dhe poshtërim deri në vdekje. Nga njerëz të tillë mund të ikësh nëse gropon një gropë të thellë në tokë ose nëse ngjitesh në qiell. Porse, përderisa jeton midis tyre, ji i gatshëm se do ta duan të keqen, të detyrojnë të qash, të nxisin zemërim dhe nuk do të lënë të qetë.
Dije se ai që është ulur në tokë nuk mund të rrëzohet dhe se njerëzit nuk e qëllojnë qenin e vdekur. Por janë të zemëruar me ty nëse i tejkalon në punë, në dituri, në edukim ose në pasuri. Atëherë ti për ta je mëkatari më i madh, i cili nuk mund të pendohet përderisa të mos heqësh dorë nga aftësitë dhe të mirat me të cilat të ka begatuar Allahu, përderisa të mos heqësh dorë nga vetitë e përlyera dhe qëllimet fisnike, e kështu të bëhesh lolo, askush dhe asgjë. Pikërisht këtë e duan ata.
Andaj kundërshto personat e tillë, qortimet e tyre, kritikat dhe poshtërimet. Bëhu si shkrep i qetë e i pathyeshëm, nën të cilin thyhen blloqet e akullit. Nëse i dëgjon fjalët e tyre dhe brengosesh për to, do t’ua plotësosh dëshirat për shkatërrimin e jetës. Andaj, bëhu zemërgjerë, mirëpo hiqu tyre dhe mos u pikëllo nga intrigat e tyre.
Kritikat e tyre mëkatare dhe të pavenda vetëm le dëshmojnë për gjerësinë e shpirti dhe për fuqinë e zemrës tënde. Kurrë nuk do të mund t’i heshtësh, as t’i ndalësh gjuhët e tyre, por mund ta shkatërrosh çmendinë dhe kritikën e tyre me shpërfilljen e tyre, si dhe me fjalët:
“Thuaj: Vdisni nga zilia!”
Gojët e tyre do t’i mbyllësh ashtu që do të bësh mirë edhe më shumë dhe të arrish edukim edhe më të lartë. Nëse dëshiron të pranojnë të gjithë, të duan të gjithë dhe të konsiderojnë pa të metë, atëherë kërkon të pamundurën ose i je dorëzuar shpresave të paarritshme.

SHARE
Previous articleSihri i deshtimi te mardhenieve intime
Next articleAi qe mund te merret mesysh si te mbrohet?
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here