Home Këshilla Shërimi është në 3 gjëra

Shërimi është në 3 gjëra

6 views
0
SHARE

Tregohet se një beduin i është ankur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, për kokëdhimbje të madhe, e ku i është përgjigjur “Bën Hixhami!”.

“HIXHAMA” rrjedh nga fjala “Hajm” që do të thotë “thithje”. Hixhame është një proces i aplikimit te kupave (gotave te vecanta) në pika të caktuara të trupit (Meridiane), ku krijohet vakuum dhe thithet gjaku i papastër i trupit me saktësisht gjaku i cili vetëm shkakton dëm në trupin tonë. Kjo bëhet me prerje sipërfaqësore në lëkurë (sh.p prerjet janë shumë të vogla, sikur kur mirret gjaku në gishtit për analiza). Në trup janë disa pika të ndyshme specfike për hixhame (cupping) ku shpohet sipërfaqësisht lëkura dhe vendosen kupat për grumbullimin e gjakut.

Kujdes!

Femrat nuk guxojn të bëjnë hixhame në ditët e para të ciklit menstrual.

Ndërmjet ushqimit dhe hixhamës duhet të ketë diferencë 2 orë dhe është e preferueshme që personi të jetë me abdes.

Ditët me të pëlqyera të muajit janë dita 17,19 dhe 21 të muajit hixhri, ndërsa prej ditëve të javës janë Dita e hëne dhe Dita e enjte.

Është treguar prej Ibn Abbasit r.a. se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thenë: “Shërimi është në tri gjëra: lëshimi i gjakut përmes prerjes së lëkurës pas hedhjes së kupave (hixhami), të ushqyerit me mjaltë, dhe djegia e lëkurës për shërim (kauterizimi me zjarr), por djegien e lëkurës (kauterizimin) ia ndaloj Ummetit tim” (Transmeton Buhariu).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here