Home Këshilla Përse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës

Përse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës

4 views
0
SHARE

Aid el Karni

Autori i librit Shpëtimi nga vuajtjet transmeton një ngjarje tejet edukative lidhur me një njeri të urtë i cili është sprovuar me një fatkeqësi të madhe. Te ky i urti erdhën miq duke i shprehur ngushëllime dhe keqardhje, kurse ai u tha: “Kam përgatitur një ilaç me gjashtë përbërës për dhembjen time.”

Ata e pyetën: “Çfarë ilaçi dhe çfarë përbërësish janë, o miku ynë?”

“Përbërësi i parë është besimi i pakushtëzuar dhe i sinqertë në Allahun e Madhërishëm.

I dyti është bindja ime se gjithçka që është e përcaktuar do të ndodhë.

I treti, durimi është mjeti më i mirë për ata që janë zhytur në pikëllim.

I katërti, nëse nuk duroj, atëherë, çfarë duhet bërë?!

I pesti, mund të jetë edhe më keq se kjo në çka kam tani.

I gjashti, në çdo moment mund të vijë shpëtimi dhe dalja nga situata e vështirë.

Ja, miqtë e mi, këtë e përbën ilaçi im për dëshpërim e vështirësi.”

SHARE
Previous articleDOBITE E HIXHAMES SE THATE
Next articleLufta kundër stresit sipas mënyrës së Pejgamberit a.s.
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here