Home Këshilla Përmende emrin e Allahut para hyrjes në tualet dhe para se të...

Përmende emrin e Allahut para hyrjes në tualet dhe para se të zhvishesh

4 views
0
SHARE

Ka argument se është e detyrueshme për të përmendur emrin e Allahut në rastin e hyrjes në tualet. Aliu (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Mbulesa mes syve të xhinëve dhe auretit të njerëzve është kur ndonjëri prej jush hyn në një tualet të thotë:

بسم الله

”Në emër të Allahut.”

Transmetuar nga Tirmidhi dhe Ibn Maxheh. Tirmidhiu ka thënë se është i dobët, ndërsa Mughlataj anonte kah vërtetësia e tij, gjë të cilën e tha el-Munaui. Ky është transmetuar gjithashtu nga Taberani përmes dy rrugëve nga Enesi. Hadithi më së paku mund të konsiderohet si hasen (i mirë). Unë kam përmendur burimet e hadithit dhe klasifikimin dhe e kam qartësuar se çfarë është ajo që e forcon dhe e dobëson, në ”el-Irua 50″.

Gjithashtu, dije se asnjë hadith nuk thotë se duhet përmendur emrin e Allahut me zë të lartë në këtë kontekst, gjë të cilën e përmendi autori, prandaj ki vëmendjen.

Përkthyesi: Lutja e cila thuhet para se të hysh në tualet është:

“(Bismil-lah) Allahumme inni eudhu bike minel-hubthi vel-habaithi

Me emrin e Allahut, o Zoti im kërkoj që të më mbrosh nga të fëlliqurit (shejtanët meshkuj) dhe të fëlliqurat (shejtanët femra).”

Bukhari 1/45 dhe Muslimi 1/283, shtojcën (Bismilah) në fillim të hadithit e shënon Seid ibn Mensuri Fet’hul-Bari 1/244.

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Tamam-ul-Minneh, fq. 58

/perlatmuslimane/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here