Home Këshilla PËRDORIMI I MJALTIT PËR SHËRIM

PËRDORIMI I MJALTIT PËR SHËRIM

5 views
0
SHARE

RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 53 ⇨ “PËRDORIMI I MJALTIT PËR SHËRIM”
Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriu se një njeri erdhi te Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, dhe tha:
“Vëllai im ka probleme të barkut.” Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, tha: “Jepi të pijë mjaltë!”
Njeriu erdhi për herë të dytë dhe Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i tha: “Jepi të pijë mjaltë!”
Ai erdhi për herë të tretë dhe i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Jepi të pijë mjaltë!”
Ai u kthye përsëri dhe tha: “Ashtu bëra!” Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, atëherë tha: “Allahu ka thënë të vërtetën kurse barku i vëllait tënd ka gënjyer. Jepi të pijë mjaltë!”
Kështu, ai i dha për të pirë mjaltë dhe u shërua. (Elhamdulilah ♥)
[Buhariu, 5684] Përktheu: Driton Xhezairi
Kontrolloi: Hoxhë Lulzim Susuri

SHARE
Previous articleLutje para gjumit
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here