Home Business Nuk ka të qeshur që nuk shoqërohet pas nga një e qarë

Nuk ka të qeshur që nuk shoqërohet pas nga një e qarë

20
0
SHARE

Ibn Mesudi ka thënë: “Çdo gëzim ndiqet nga një hidhërim, dhe
asnjë shtëpi nuk është e mbushur vetëm me gëzim, por shumë
shpejt mund të mbushet me brenga e pikëllim.”
Ndërsa Ibn Sirini ka thënë: “Nuk ka të qeshur që nuk shoqërohet
pas nga një e qarë.”
Hind bintu Numani tregonte: “Një herë e një kohë, ne ishim ndër
njerëzit më të pushtetshëm, që gëzonim autoritetin më të lartë. Pa
kaluar shumë, kur “dielli perëndoi”, ne u bëmë njerëzit më të
ngratë. Është premtimi i Allahut, që çdo shtëpi të cilën Ai e mbush
me gëzim, shumë shpejt ka për ta mbushur me sprova.” Dikush i
kërkoi Hindës që të rrëfente historinë e saj, dhe ajo tha: “Një
mëngjes, kur ne u zgjuam nga gjumi, nuk kishte arab që nuk na
shihte me zili, por kur ra nata, të gjithë arabët na shihnin si për të
na qarë hallin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here