Home Këshilla Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje...

Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçme

3 views
0
SHARE

Aid el Karni

Përkushtoju veprave të mira dhe përqendrohu vetëm në këtë,

hiqu qortimeve të atyre që vetëm të qortojnë dhe të lakmojnë.

Dije se jeta është vetëm çast për bindje,

ajo zgjatë edhe pas vdekjes, kurse lakmia vdes.

Dijetarët bashkëkohorë u preferojnë njerëzve tepër të ndjeshëm, kur është fjala për kritikë të gjejnë mënyrë të krijojnë rreth vetes një mburojë apatie, posaçërisht kur është fjala për kritikën e padrejtë.

Ata poashtu kanë thënë: “Zoti e ka mbuluar zilinë me mburojë, sapo ta hap njeriu atë, ajo fillon me të zotin e saj duke e mbytur atë.”

Mutenebi reciton:

Përmendi djaloshi jetën dhe nevojat e saj,

e çfarë humbi nga veprat intriguese të jetës.

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), deklaron: “Jeta është kala e pambrojtur.”

Të urtit kanë thënë: “Qyqarët vdesin shumë herë, kurse trimat vetëm një herë.”

Kur Allahu e dëshiron një të mirë për robërit e Vet, ata që ndodhen në situata të vështira e kriza, Ai lëshon qetësi mbi ta dhe siguri në zemër. Këtë e kishte ndjerë Talha (Allahu qoftë i kënaqur me të), gjatë kohës së betejës së Uhudit, kur disa herë i kishte rënë shpata nga dora.

Ndërsa përgjumja dhe kotja është për mëkatarët dhe njerëzit e këqij, siç tregohet për Shebib ibën Jezidin si dhe për gruan e tij, Gazaleja e guximshme, ishte më trimi prej njerëzve të asaj kohe, ai ishte mbi deve e përnjëherë ra në gjumë gjatë një përpjekje të tij për t`i përzënë hanxhinjtë.

Poeti ka deklaruar:

Kur ndodhet para meje, është trim si luan,

por shndërrohet në zog kur fillon beteja.

Hajde tani, tregohu, trimosh,

nëse zemra s’të ka ikur me shpezë.

Allahu i Madhërishëm ka thënë:

“Nëse arrin sukses, kjo i hidhëron; e kur të godet një e keqe ata deklarojnë: Ne kemi qenë të kujdesshëm edhe më parë dhe largohen të kënaqur. Thuaj: Do të na ndodhë vetëm ajo çka e cakton Allahu, Ai është Zoti ynë. Dhe të mbështeten besimtarët vetëm te Allahu! Thuaj: A mos pritni për ne tjetër pos një prej dy të mirave? Kurse ne presim që Allahu t’u ndëshkojë vetë ose me duart tona. Pra, pritni, edhe ne do të presim me ju. Thuaj: Shpenzuat me dëshirë apo me zor, nga ju nuk do të pranohet, ngase ju jeni popull mizor.”[1]

“Gjithçka që është e gjallë vdes me dëshirën e Allahut në çastin e përcaktuar. Do t’i japim atij që dëshiron shpërblim në këtë botë, por do t’i japim edhe atij që dëshiron shpërblim në botën tjetër dhe me siguro do t’i shpërblejmë falënderuesit. E sa shumë kanë qenë të Dërguar pranë të cilëve kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë dhe nuk janë ligështuar për shkak të vështirësive që u kanë ndodhur në rrugën e Allahut, si dhe nuk janë stepur e as janë dorëzuar – ndërsa Allahu i do të maturit – dhe vetëm kanë deklaruar: Zoti ynë, na fal gabimet tona dhe pamaturinë në veprimet tona, si dhe na forco hapat tanë dhe na ndihmo kundër popullit i cili nuk beson! Dhe Allahu u dha shpërblim në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do t’u japë shpërblim më të madh se ai që e kanë merituar, ndërsa Allahu i do ata që kryejnë vepra të mira.”[2]

Këto ajete tregojnë bukur se askush, madje as ata që kryejnë vepra të këqija dhe shkaktojnë huti, nuk mund t’i shpëtojnë vdekjes.

Poeti ka thënë:

Unë i drejtohem e ajo fluturoi si rreze,

mjerë për heronjtë që nuk do t`i marrë parasysh.

Nëse pyetesh a do të qëndrosh më,

për afatin të cilin ti nuk e ke më.

Prite çastin e vdekjes me durim,

sepse pavdekësia nuk është e mundur të arrihet.

Petku i jetës është petku më i shtrenjtë,

që të zhvishet e s`të mbetët më asgjë.

Vërtetë, në qoftë se ju vie koha e vdekjes nuk mund ta vononi apo ta afroni atë.

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), thotë:

Në cilën ditë të shpëtoj nga vdekja:

në atë që s’është përcaktuar apo në atë që tashmë është shkruar.

Nga e pacaktuara nuk kam frikë,

nga çka është shkruar nuk më shpëton kush.

Transmetohet edhe deklarimi i Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Kërkojeni vdekjen, do t’u vazhdohet jeta.”

[1] Tevbe, 50 – 53.

[2] Ali Imran, 145-148.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here