Home Këshilla Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat

Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat

3 views
0
SHARE

Ka brenda më shumë se 3000 llloje bimësh.

Mjalti është një lëng i ëmbël dhe i trashë që e prodhon bleta nga nektari i luleve dhe nga disa lëndë të ndryshme që i merr nga pjesë të ndryshme të bimës, të cilave u shton edhe një lëndë të posaçme nga vetë bleta (enzimat), e kjo i jep mjaltit vetinë ushqyese dhe kuruese. Bleta e ruan mjaltin brenda hualleve të dyllit në zgjua.

Mjalti konsiderohet një prej ushqimeve më të dobishme për njerëzit, ata që e konsumojnë mjaltin nuk ndeshin ndonjë lloj problemi. Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit. Mjalti është fuqizues i përgjithshëm dhe aktivizues, dhe konsiderohet si një nga burimet më të mira të energjisë. Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat.

Përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes në mënyrë të përgjithshme. Mjalti përmirëson funksionin e zorrëve nëpërmjet nxitjes dhe aktivizimit të florës në zorrë (bakteries së dobishme të zorrëve), gjë e cila ndihmon në rastet e kapsllëkut, diarresë, ulcerave dhe infeksioneve. Mjalti vepron gjithashtu në lehtësimin e alergjisë së fytit, për shkakun se ai është anti infeksion.
Aktivizues dhe ushqyes i mëlçisë. Përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes. Mjalti është ilaç efektiv për kollën dhe gëlbazën. Rregullon funksionin e sistemit imun. Mjalti është anti infeksion si rezultat i përmbajtjes së tij grupin e flavonoideve (një numër i të cilave i ngjan për nga përbërja lëndës Gromoglycate, e cila jepet zakonisht për parandalimin e krizave të astmës dhe jo si ilaç për të). Sëmundjet infeksionale të syve (infeksionet e cornesë (bebes) së syrit, të bardhës së syrit dhe të qepallave të syve).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here