Home Këshilla Brenga ushtria më e fuqishme e Allahut

Brenga ushtria më e fuqishme e Allahut

8 views
0
SHARE

E takoi Ibrahim ibën Ed’hemi një njeri të brengosur dhe i tha: të pyes tre pyetje dhe mu përgjigj në to.

1- A ndodh në këtë gjithësi diçka që nuk e do Allahu?

Tha: jo!

2- A mund të mungojë diçka prej furnizimit tënd, të cilin ta ka caktuar Allahu?

Tha: jo!

3- A mund të pakësohet nga ymri yt një çast, të cilin ta ka caktuar Allahu?

Tha: jo!

Atëherë për çka brengosesh?!

Brenga është ushtri prej ushtrive të Allahut, për të parë se çka do të bëjnë njerëzit. brenga edhe pse nuk është gjë materiale, por shkakton dhimbje më të mëdha, se sa materiet.

Këtë e përforcon ajo që ka thënë Ali ibën Ebi Talibi, radijallahu anhu, kur e kanë pyetur: cila është ushtria më e fuqishme e Zotit? Tha: Kodrat, e kodrat i thërrmon hekuri, andaj hekuri qenka më i fuqishëm, por edhe hekurin e shkrin zjarri, e zjarri qenka më i fuqishëm, por edhe zjarrin e fik uji, e uji qenka më i fuqishëm, por edhe ujin e mbajnë retë, e retë qenkan më të fuqishme, por edhe retë i lëviz era, andaj era qenka më e fuqishme, por edhe erën e reziston njeriu, e njeriu qenka më i fuqishëm, por edhe njeriun e rrëzon gjumi, e gjumi qenka më i fuqishëm, por edhe gjumin e largon brenga, andaj brenga qenka ushtria më e fuqishme se çdo gjë!

فَمَنْ يُرِدْ اللَّهُ أَنْ يَهدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلإِسْلامِ وَمَنْ يُرِدْ أَنْ يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقاً حَرَجاً كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاءِ كَذَلِكَ يَجْعَلُ اللَّهُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لا يُؤْمِنُونَ (125)

“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-En’am: 125)

Bekir Halimi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here