Home Edukim Afganistan, Ghani u ofron talebanëve hapjen e zyrave në të gjitha qytetet...

Afganistan, Ghani u ofron talebanëve hapjen e zyrave në të gjitha qytetet e mëdha

5 views
0
SHARE

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani i ka ofruar lëvizjes talebane që të hapin përfaqësitë e tyre në të gjitha qytetet e mëdha,.

“Nëse talebanët duan të hyjnë në bisedime paqësore atëherë le të hapin zyrat e tyre në Kabul, Kandahar, Nangarhar dhe qytete tjera të mëdha”, ka thënë Ghani gjatë vizitës në Nangarhar.

Duke theksuar së është i gatshëm për çdo sakrificë për vendosjen e paqes afatgjate në Afganistan, Ghani tha se lufta është drejt përfundimit dhe se paqja është në prag.

“Talebanët mund lirisht të vijnë në Kabul për bisedime, do t’iu ofrojmë zyra dhe siguri. Ky vend nuk mund të drejtohet me urdhra të vendeve tjera”, ka thënë Ghani.

Ai tha se populli i Afganistanit më së shumti dëshiron paqen.

Afganistani për më shumë se dy dekada është arenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë e cila me një hov të njëjtë vazhdon edhe këtë vit.

Presidenti afgan, Ghani, në Forumin e fundit ekonomik botëror në Davos tha se nga viti 2014 në Afganistan jetën e kanë humbur të paktën 45 mijë ushtarë dhe policë afganë.(AA)

SHARE
Previous articleKisti Indian është për shtatë shërime
Next articleBin Selmani në Meke, plotë policë i bëjnë roje…
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here